Mercedez-Benz nuk e ka ndërmend të ndalet, sa i përket prodhimit të veturave të reja.
Sipas spekulimeve të fundit, Mercedes-Benz është duke planifikuar të prodhojë një seri të re të veturave G-Wagen, përcjell lajmi.net
Por, ajo që është karakteristike është se modeli do të quhet “GLB”.
Nëse modeli GLB lançohet me çmimin mes GLE (33,000$) dhe GLC(40,000$), atëherë do të jetë tre herë më e lirë sesa modeli G-Wagen.
Pritet që ditëve në vazhdim të dalin konfirmime në lidhje me prodhimin e kësaj veture, nga zyrtarët e Mercedes-Benz.