Balotazhi do vendos sërish për kryetarë të komunave

Balotazhi do të jetë vendimtar edhe për këto zgjedhje, e koalicionet e mundshme pas raundit të parë do t’i diktojë koalicioni qendror PDK-AAK-Nisma-AKR.

Kështu të paktën vlerëson njohësi i çështjeve politike, Ramush Tahiri, i cili për Gazetën Metro ka thënë se këtë radhë problemi do të shkaktojë koalicioni qendror, duke lënë të kuptohet se të tillë bashkëpunim mund të bëjnë edhe nëpër komuna.

‘Ne kemi një koalicion qendror dhe është telashe që ky koalicion qendror të mund të shkojë në secilën komunë bashkë’, ka thënë Tahiri.

Ani pse konsideron se koalicionet janë të pashmangshme në balotazh, Tahiri nuk beson se qytetarët do të votojnë sipas marrëveshjeve politike. Ai më shumë thotë se qytetarët votën e tyre do ta japin ‘duke u bazuar në ndërgjegjen e vetë’.

‘Në balotazh qytetarët prap votojnë në bazë të ndërgjegjes së vet, ne kemi pasur raste dhe më herët që bëheshin koalicione mes partive politike mirëpo rezultati nuk shprehej se nuk i ndëgjojshin votuesit partitë politike që bëheshin kundër dikujt në ndonjë komunë’, ka thënë ai për Metron.

Rezultatet e zgjedhjeve të kaluara lokale, ndërkohë, treguan një ndryshim në votën e kosovarëve, pasi pati ngritje të partive në disa komuna e rënie në disa të tjera.

Sa për të kujtuar, LDK në zgjedhjet e kaluara humbi Prishtinën, Kamenicën, Obiliqin, e Novobërdën, por fitoi Gjilanin, Pejën, Vitinë, Lipjanin, Suharekën dhe Ferizajn. PDK humbi Malishevën, Dragashin; Gjilanin, Ferizajn, Mitrovicën e Jugut, Vitinë, por fitoi Kamenicën, Rahovecin, si dhe mbajti Prizrenin, Klinën, Vushtrrinë. AAK humbi Pejën, Rahovecin, Suharekën, e Gjakovën, por fitoi Obiliqin dhe mbajti Junikun; kurse për herë të parë në krye të komunave vijnë kandidatët e Vetëvendosjes dhe AKR’së, të cilët arritën të fitojnë Prishtinën, respektivisht Gjakovën e Mitrovicën.

Ndryshe, sot bëhen 20 ditë që kur ka nisur fushata zgjedhore, por kanë mbetur edhe 10 ditë që partitë politike dhe kandidatët të shpalosin programet e tyre për të bindur qytetarin që t’ua besoj votën më 22 tetor./gazetametro.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme