Elizabeth Tracey Mae Wettlaufer, infermiere ka mbytur 8 persona duke injektuar doza të mëdha të insulinës në trupin e tyre, dhe e gjithë sepse ajo besonte se këta persona ishin të këqinj dhe duhej të vdisnin.
Personat që ka mbytur infermierja Eliyabeth, kanë qenë kryesisht të moshës 75-90 vjeç, ku edhe ajo i ndante në njerëz të mirë dhe të këqinj, ata që meritojnë të jetojnë dhe ata që nuk e meritojnë, transmeton gazetametro.net
“Ishte Zoti që më tha ta bëja, sepse ishin të këqinj dhe të rrezikshëm. Ndoshta ishte edhe Djalli, nuk e di“, vazhdoi ajo rërfimin ndërkohë që krimin ja kishte treguar fillimisht një miku e më pas pastorit të Kishës të cilët e raportuan menjëherë në polici.
Elizabeth Tracey Mae Wettlaufer ka vrarë këta persona gjatë viteve 2007-2014, ndërsa është arrestuar këtë vit (2017) dhe rrezikon burg të përjetshëm