“Nuk do ta pastrojmë qytetin e Tetovës vetëm në fund të mandatit, siç vepron znj, Arifi dhe pararendësit e saj”, kështu ka deklaruar Bilall Kasami i cili ka potencuar se Lëvizja BESA do të angazhohet që gjatë 4 viteve të mandatit të saj në udhëheqje të komunës, do të jetë e pastër pa mbeturina dhe se për këtë, Kasami ka thënë se kanë marrë për bazë modelin e Sllovenisë që do ta bart në qeverisjen e ardhshme në krye të Tetovës.
Ai po ashtu ka kërkuar që Arifi të bëjë publike marrëveshjen për dislokimin e mbeturinave dhe koston e saj me të cilën ngarkohet buxheti.
Sipas informatave jo zyrtare, komuna e Tetovës ka deponuar në xhirollogarinë e ndërmarrjes së pastrimin 3 milionë e 500 mijë denarë tash së fundmi për transportimin e mbeturinave./Sakte.net