Ambasada amerikane i përgjigjet Thaçit për Gjykatën Speciale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së djeshme ka hedhur akuza të rënda në drejtim të miqve ndërkombëtarë për disa premtime që sipas tij iu bënë në këmbim të krijimit të Gjykatës Speciales. Thaçi, gjatë një fjalimi, madje ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se kjo e fundit ka bashkëpunim maksimal dhe reciprok me Serbinë, ndërsa bashkëpunimi i saj me Kosovën është minimal, përkatësisht nuk ka bashkëpunim fare. Akuzave të Thaçit i është përgjigjur Ambasada e Amerikës, duke treguar se Gjykata Speciale do të jetë e paanshme.

Ambasada amerikane në Kosovë i është përgjigjur akuzave të Presidentit Thaçi, i cili gjatë ditës se djeshme akuzoi ndërkombëtarët se i premtuan shumë gjëra në këmbim të formimit të Gjykatës Speciale.

Thaçi po ashtu ka hedhur dyshime edhe për anshmërinë e Speciales në raport me Kosovën.

Në një përgjigje për Express, Ambasada e Amerikës ka treguar se SHBA do të mbetet e përkushtuar për veprimin e suksesshëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Shtetet e Bashkuara mbesin tërësisht të përkushtuara për veprimin e suksesshëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, dhe ne përshëndesim përkushtimin e institucioneve shtetërore për të bashkëpunuar me Gjykatën. Bashkëpunimi i Kosovës me këtë proces do të forcojë pozitën ndërkombëtare të shtetit dhe do te jete tregues konkret I parimeve elementare demokratike ku sundimi i ligjit vlejnë për te gjithë qytetarët, njësoj”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Ambasadës.

Në Ambasadën amerikane nuk kanë lënë pa e përmendur edhe anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë.

Në këtë aspekt, ata kanë bërë me dije se SHBA do të përkrahë Kosovën në çdo moment.

“Shtetet e Bashkuara përkrahin fuqishëm Kosovën ne anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare; anëtarësimi i se cilës bazohet në kritere specifike për çdo institucion dhe Qeveria e SHBA-ve do të vazhdojë të punojë nga afër me Kosovën që ajo t’i përmbushë ato kërkesa”.

Presidenti Thaçi në një paraqitje para shoqërisë civile, ku foli për Specialen, deklaroi se në bazë të disa të gjeturave të hulumtimit, ekzistojnë keqinformata, pritje joreale, dezinformata të qëllimshme për atë se çfarë është dhe çfarë do të sjellë Gjykata Speciale.

Thaçi ka thënë se, megjithatë, Gjykata Speciale nuk është disavantazh, por është një avantazh për Kosovën.

“Shpesh thuhet se mbi Kosovën qëndron një re e zezë të cilën duhet ta largojmë. Të jemi të qartë, atë re të zezë e ka krijuar Serbia, dhe askush më mirë se kosovarët nuk mund ta largojnë atë re të zezë. Pra, Gjykata Speciale është një mundësi për të forcuar ndjenjën e drejtësisë në Kosovë, e ritheksoj ndjenjën e drejtësisë”, ka thënë ai.

E, si asnjëherë më parë, Thaçi ka goditur shtetet mike të Kosovës, të cilat kanë kërkuar krijimin e Gjykatës Speciale, duke theksuar se si këmbim ato kishin premtuar një sërë

“(…) u premtua se do të mundë të aplikonim për anëtarësim të shpejtë në Këshillin e Evropës, që do të ndodhte liberalizimi i vizave shpejt, që do të kemi mbështetje masive për anëtarësim në UNESCO, se do të themelonim Forcat e Armatosura të Kosovës shpejt dhe se do të kemi njohje të reja. Kosova mbajti fjalën, themeloi Gjykatën. Bashkësia Ndërkombëtare asnjë nga këto premtime nuk i realizoi, përkundrazi Kosovës iu vështirësua rrugëtimi euroatlantik”, tha dje Thaçi.

Deputetët e Parlamentit të Kosovës miratuan me 03.08. 2015 me shumicë votash ndryshimet kushtetuese, që mundësuan themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte. Pro themelimit të Gjykatës Speciale votuan 82 deputetë, 5 ishin kundër dhe një abstenoi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme