Katalonia suspendon shpalljen e Pavarësisë

Udhëheqësi katalunas, Carles Puigdemont, ka suspenduar shpalljen e Pavarësisë së Katalonisë, në parlamentin regjional në Barcelonë.

Përderisa e ka suspenduar deklaratën për pavaresinë e Katalonisë, Puigdemont ka thënë që dëshiron të ndjek vullnetin e qytetarëve për pavarësi.

Megjithatë, ai ka thënë që ka nevojë për pak kohë që të filloj një dialog të brendshëm dhe ndërkombëtarë për Kataloninë.

Puigdemont ka thënë që është e rëndësishme që të ulen tensionet dhe të mos kontribuohet në rritjen e tyre përmes fjalëve apo veprimeve.

Tutje ai ka dënuar veprimet e policisë spanjolle që kishte për qëllim ndalimin e votuesve në referendumin e 1 tetorit, e që sipas tij, nuk ia dolën ngaqë më shumë se dy milionë qytetarë kanë votuar “duke e mposhtur frikën”, transmeton Klan Kosova.

Kjo vjen pas mbajtjes së referendumit rreth një javë më parë, i cili u cilësua si jo legal nga Madridi, ku shumica votuan për shkëputje nga Spanja.

Ky referendum u përcoll me skena të dhunshme pasi policia spanjolle tentoi të ndalonte votimin, me ç’rast rreth 860 persona u lënduan në përleshjet e protestuesve me policinë.

Qeveria në Madrid kishte bërë thirrje që “të mos shkohet në rruge pa kthim, të mos deklarohet pavarësia e njëanshme”, përderisa lideri i EU-së, Donald Tusk, kishte deklaruar që kjo do të jetë e keqe për tërë Evropën.

Ndërkohë, Ministrja e Parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, e cila kishte mbajtur një referendum në fillim të vitit për shkëputjen e Skocisë nga Mbretëria e Bashkuar, ka thënë që duhet të respektohet e drejta demokratike e katalunasve që të vendosin për të ardhmen e tyre, transmeton Klan Kosova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme