Besar Emini: Lëvizja BESA do ta çlirojë komunën e Jegunovcës nga diktatura e VMRO – DPMNE’së dhe BDI’së

Në Komunën e Jegunovcës më shumë se 40% e banorëve janë shqiptarë. Kjo komunë, ndonëse u udhëhoq nga kuadër i VMRO – DPMNE’së me ndihmën e BDI – së, për tre mandate, pavarësisht se kjo parti ishte edhe në pushtet qendror, megjithatë edhe më tutje ballafaqohet me mungesën e kushteve elementare. Gjendje më e rëndë paraqitet në lagjet e banuara me shumicë shqiptare, gjë që ka nxitur partitë shqiptare që të garojnë me listat dhe kandidatët e tyre dhe të imponojnë një jetë më të mirë për banorët e kësaj ane.
Në komunën e Jegunovcës, Lëvizja BESA garon me Besar Eminin, ndërsa bartës i listës për këshilltarë është Berat Jonuzi.

Në një prononcim për portalin Sakte.net, Besar Emini ka deklaruar se jo vetëm dështimet e qeverisjes lokale, por edhe keqpërdorimet dhe fenomeni i korrupsionit i ka mobilizuar shqiprarët që të angazhohen t’i kërkojnë të drejtat e tyre në këtë komunë, duke u grupuar rreth Lëvizjes BESA që në të ardhmen të diktojnë edhe orientimin e investimeve komunale edhe në lagjet me shumicë shqiptare të cilat ballafaqohen me kushte të rënda të jetesës, në krahasim me ato maqedonase.

“Synimi ynë është që institucioni të jetë në shërbim te qytetarëve, e jo qytetari të jetë peng i politikave të papërgjegjshme që deri tani për tre mandate i ka zbatuar kryetari nga radhët e VMRO – DPMNE’së me ndihmën e BDI – së në këshillin komunal”, ka deklaruar Besar Emini.
Komuna e Jegunovcës htrohet në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë, ndërsa përfshin 17 fshatra në një sipërfaqe prej 174 m2 dhe popullsi prej 10.790 banorësh.
Lufta kundër korrupsionit, presionit politik dhe diktaturës që ka imponuar VMRO – DPMNE për tre mandate në këtë komunë, do të jenë në mesin e prioriteteve të programit të kandidatit të Lëvizjes BESA, Besar Emini. Ai zotohet se do të angazhohet edhe për çlirimin e hapësirave publike nga zaptuesit, ndërsa në program do të përfshijë edhe zhvillimin e arsimit dhe kulturës, theksi do të vihet po ashu në angazhimin për krijimin e zonave industriale që do të ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik duke u stimuluar bizneset private që do të ndikojnë drejtpërdrejtë në rritjen e mundësive për punësim, si dhe krijimin e parakushteve për zhvillimin e bujqësisë./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme