Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin është përpjekur të hedhë poshtë kritikat e ambasadorit amerikan në Beograd Kyle Sccot lidhur me qëndrimin e tij ndaj të dënuarit nga Haga për krime lufte në Kosovë, gjeneralit Vladimir Lazareviq, transmeton Koha.net.
Scot në Twitter kishte thënë se “disa muaj punë në përmirësimin e i imazhit të Serbisë bë SHBA, mund të shkatërrohen me një deklaratë”.
“Lazareviq është njeri i lirë ndërsa e drejta ime është ta respektoj luftën tij dhe luftën e popullit tim. A duhet ta lavdëroj bombardimin dhe të kërkoj arsyetim për shkëputjen e Kosovës? Nuk di ushtri që do të turpërohej nga gjenerali Lazareviq e unë me siguri se jo”, citon FoNet të ketë thënë Vulin duke e vlerësuar gjeneralin për “qëndrim të guximshëm kundër agresorëve të NATO-s” në vitin 1999.
Lazareviq është dënuar me 14 vjet burg nga Tribunali i Hagës për krime lufte ndaj popullatës shqiptare në Kosovë.
Për deklaratën lavdëruese të Vulinit për kriminelin Lazareviq Washington Post ka shkruar artikullin “Ministri serb i Mbrojtjes lavdëron kriminelin e dënuar të luftës”.