Komisari europian për negociata e zgjerim Johannes Hahn ka deklaruar se Serbia është pozicionuar mirë si njëri nga vendet udhëheqës në procesin e anëtarësimit në BE dhe se shumë shpejt do të bëhet pjesë e familjes evropiane.
Hahn, gjatë bisedave me kryeministren serbe Ana Bërnabiq, siç përcjell “novosti” e ka falënderuar Serbinë për rolin kyç në stabilitetin e rajonin.
“Dyert e BE-së janë të hapura për hyrje të atyre vendeve që plotësojnë kriteret. Serbia në këtë rrugë është pozicionuar mirë”, ka thënë Hahn.