Drita Cacaj, kandidate për deputete në Austri, kërkon votën e bashkatdhetarëve

Kandidatja shqiptare për deputete në Parlamentin e  Austrisë, Drita Cacaj, ka kërkuar publikisht nga bashkatdhetarët që ditën e zgjedhjeve, të dielën me 15 tetor, ta  përkrahin më votën e tyre.

Cacaj është e vetmja kandidate shqiptare në Listën e Partisë ÖVP të Sebastian Kurz, ndërkohë për partinë SPÖ garojnë edhe tre kandidatë të tjerë.

Me anë të një statusi në “Facebook”, Drita ka garantuar se vota për të do të jetë zëri i tyre në parlamentin e ardhshëm austriak.

“Të dashur bashkatdhetarë të mi, të nderuar zonja e zotërinj që jetoni dhe veproni në Austri!

Ju drejtohem juve me dëshirën dhe sinqeritetin më të madh dhe përgjegjësi shumë të lartë njerëzorë e politike që më 15 tetor të më përkrahni me votën tuaj si kandidate në zgjedhjet nacionale nga Partia Popullore e Austrisë ÖVP në Listën e Sebastian Kurz.

Që ju të më mundësoni te marr përgjegjësi dhe obligime për interesin tuaj dhe t’ju përfaqësoj në mënyrën me të denjë njerëzorë e profesionale që edhe ne si shqiptarë që jetojmë në Austri të jemi te përfaqësuar e te integruar si të gjitha nacionalitetet tjera pa dallim.

Ju premtoj dhe ju garantoj që do të jem zëri i juaj dhe do të jem ne gjendje gatishmërie për secilën kërkesë që e parashtroni.

Duke shpresuar e besuar në votën tuaj, ju uroj të gjithë bashkatdhetarëve te mi vetëm suksese”, ka shkruar ajo.

Për të votuar për aktivisten shumëvjeçare në Austri, Drita Cacajn, kanë apeluar edhe shoqata të ndryshme, afaristë dhe sportistë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në gjithë Austrinë.

Shpresa Kameraj Patterer, kryetare e  fondacionit “Dukagjini – Austri” në Villach ka kërkuar nga komuniteti shqiptar që të dalë masivisht në zgjedhje dhe të përkrahë, siç ka thënë ajo, motrën tonë, Drita Cacajn. “Mendoj se ka ardhur koha që edhe ne të përfaqësohemi me një kandidat shqiptar në Parlamentin Austriak”, ka thënë ajo përalbinfo.ch.

“Ne, në Kärnten, jo vetëm shqiptarë por, edhe austriakë jemi të bashkuar për të votuar zonjën Drita Cacaj”, ka shtuar Shpresa Kameraj Patterer.

Në mbështetje të zonjës Cacaj është dalë edhe afaristi shqiptarë në Austri, Blerim Gashi. Ai u ka bërë ftesë të gjithë bashkëkombësve shqiptarë që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë. Duke votuar për Dritën, ka thënë ai, do të votojmë për ne, për fëmijët tanë, për të ardhmen tonë të përbashkët. “Austria tashmë është atdheu ynë i dytë, është atdheu i më shumë se 60 mijë shqiptarëve etnikë, është atdheu i fëmijëve dhe nipërve tanë”, pohon ai për “albinfo.ch”.

Tutje Gashi shton: “Drita e meriton, jo vetëm pse është shqiptare por që është një zonjë e cila mund të na përfaqësojë denjësisht. Ajo është një person që gëzon respekt të madh te austriakët, është e përgatitur në të gjitha sferat e jetës dhe kontribuese e denjë e “atdheut tonë të dytë, Austrisë”, shprehet ai.

Përkrahje për kandidaten Drita Cacaj ka kërkuar edhe boksieri shqiptarë në Austri, Shpëtim Shala. “I ftoj të gjithë shqiptarët në Austri që të mbështesin Drita Cacajn në zgjedhjet e 15 tetorit”, ka apeluar boksieri Shala.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme