Dhimbja e stomakut pas të ngrënit mund të ndodhë për një sërë arsyesh të tilla si, dispepsi, ulçerat, gastriti si dhe probleme të tjera.
Ka shumë njerëz që vuajnë nga dhimbjet e stomakut pasi konsumojnë një vakt, por për fat të mirë ka plot ilaçe natyrore që mund t’ju ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve.
Megjithatë, duhet të jeni të vetëdijshëm se në shumë raste, dhimbjet e stomakut duhet të kontrollohen nga mjeku juaj.
Dr. William Blahd thotë se dispepsia mund të shkaktojë djegie në stomak, fryrje, apo shije acidi në gojë.
Për lehtësimin e dispepsisë përpiquni të përtypni ushqimin ngadalë dhe pini lëngje pas ngrënies, jo gjatë ngrënies. Gjithashtu, stresi mund të ju bëjë më të prirur për t’u prekur nga dispepsia.
Dhimbjet e stomakut mund t’i lehtësoni duke përdorur xhenxhefil. Xhenxhefili është një nga përbërësit më të mirë për të ndihmuar me tretjen e ushqimit. Ju mund të bëni çaj xhenxhefili me një copë rrënjë xhenxhefili dhe një gotë me ujë të vluar, duke i përzier së bashku për 10 minuta. E mbani gotën të mbuluar dhe e pini këtë çaj rreth 20 minuta para ngrënies. /Kosovapress