Nesër janë ftuar për të dhënë betimin para kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi 42 gjykatës nga sistemi juridik serb në Kosovë, transmeton Koha.net.
Ata pritet të fillojnë punën më 23 tetor në kuadër të sistemit juridik të Kosovës kur edhe i për herë të parë prierte të fillojnë punën gjykatat e Republikës së Kosovës pas vitit 1999 edhe në veri, përcjell kossev .
Po ahut, po nesër, pritet të hyjë plotësisht në fuqi Marrëveshja për Drejtësinë ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Marrëveshja për Drejtësinë është në fillimin e shkurtit 2015. Më pas në Beograd u tha se krahas kësaj marrëveshjeje është edhe “marrëveshja përcjellëse e cila sqaron të gjitha detajet “, dhe se në asnjë në marrëveshje vend nuk qëndron stema e Kosovës dh emërtimi Republikë.
“Në dokumentacionin gjyqësor nuk do të shkruhet as ‘AP KiM’ (Autonomna Pokrajina Kosovo i Metohja dhe as ‘Republika Kosovo’.”
Theksohet se gjykatësit serbë do ta japin “betimin neutral”që nuk do të ketë tekst të njëjtë me betimin që e bëjnë gjykatësit shqiptar-ë të Kosovës”.
© KOHA.