Hallakatet Arbana, e vërbuar nga urrejtja ndaj BESËS i vërsulet Ziadin Selës

Arbana Xharra

E kuptoj që politika është art i të mundshmës.
E kuptoj edhe që politika dhe morali kundërshtohen në esencë.
Por nuk e kuptoj dot se si parimet themelore njerëzore e kombëtare mund të vihen në sirtar për oportunizëm të momentit a po të rastit.
Ziadini nga sinonimi i luftëtarit kombëtar, u shëndrua në një politikan ordiner duke u ulur me ata për të cilët deri dje nuk la gjë pa thënë (me të drejtë), e të cilët (BESA), të koordinuar me policinë dhe VMRO, e lanë atë në mëshirën e huliganëve maqedon.

Nuk e perceptoj dot se si e braktisi rrugën e rilindasve, rrugën e kongresit të manastirit, rrugën kombëtare dhe për kolltukun e tij personal u ul me të kundërten e vetes.

Prita që do sakrifikosh edhe veten tënde vetëm e vetëm për ta ç’rrënjosur këtë katandisje kombëtare të kamufluar në lëvizjen BESA e që si krimb po kalb trungun kombëtar, por jo, s’paska qenë kështu, kolltuku komunal qenka më i rëndësishëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme