Mbi 600 mijë euro më pak për projektet kapitale në kulturë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka vazhduar traditën e humbjes së buxhetit për investimet kapitale në fushën e kulturës që i ka paraparë në fillimvit.

Më së shumti kanë pësuar projektet kryesore në kulturë. Sipas pasqyrave financiare të Ligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016, për projektet kulturore ka mbi 600 mijë euro më pak, shkruan sot “Koha Ditore”.

Janë prekur edhe disa projekte të trashëgimisë kulturore, por në këtë fushë mjetet janë riorientuar për projekte të reja dhe ato ekzistuese.

Për ministrin e Kulturës, Kujtim Shala, nuk bëhet fjalë për ndonjë problem të madh, edhe pse projektet kryesore kapitale as që kanë nisur të implementohen.

Në bazë të rishikimit, në tërësi, nga 19 milionë e 876 mijë euro, që ishin planifikuar, MKRS-ja duhet ta mbyll vitin me 19 milionë e 343 mijë euro, pra me rreth 533 mijë euro më pak.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme