Sakte.net / E shtune 17 Shtator 2016 / 10:14
Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re synojnë t’i bashkojnë forcat për ta marrë drejtimin e Komunës së Prishtinës.
Dy burime të ndryshme kanë konfirmuar për “Kohën Ditore” se tashmë ekziston marrëveshja në parim që në zgjedhjet e ardhshme lokale PDK-ja dhe AKR-ja të dalin me një kandidat të përbashkët.
Burimet saktësojnë se ideja është që kandidati të jetë kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli./Sakte.net