Svarqa del i dyti në Ferizaj, por kjo është deklarata e tij e befasishme

Kryetari i deritanishëm i Komunës së Ferizajit, Muharrem Svarqa, duke komentuar rezultatin e Exit Poll-it, i cili e rangoi të dytin me radhë (pas Agim Aliut të PDK-së), ka thënë se ai në njëfarë forme nuk e ka pranuar “humbjen”, përkundrazi ka thënë se personalisht do ta presë rezultatin final të KQZ-së.

Përkundër rezultatit të parë, Svarqa është shprehur i bindur se LDK do të dalë e para pas rezultateve finale.

“Ndikimi qytetar ka treguar që LDK po avancohet gjithnjë e më shumë, prandaj edhe Ferizaj nuk ka nevojë të ketë një përjashtim të tillë. Në bazë të rezulateve të para, kemi fituar bindshëm në disa venbanime të mëdha. Tash i kemi këto rezultate dhe nga këto del që jemi fitues. Ne do të presim rezultatet e KQZ-së sepse vetëm ato rezultate janë legjitime”, është shprehur ai gjatë një interviste për klankosova, raporton zeri.info.

Ai me këtë rast, është shprehur i bindur në fitore, mirëpo ka deklaruar se do ta pranojë rezultatin final, cilido qoftë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme