Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar përditësuar numërimet e fundit të fletë votimeve për kryetar të komunës së Prishtinës.
Shpend Ahmeti kandidat për kryetar nga Lëvizjes Vetëvendosje, vazhdon të prijë si kandidati më i votuar. Kur janë numëruar 98 për qind të votave, Ahmeti ka fituar 37.081 vota ose 43.39 për qind, shkruan Insajderi.
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka fituar 30 mijë e 835 vota apo 36.08 për qind të votave.
Kandidati i tretë më i votuar në komunën Prishtinës mbetet, Selim Pacolli nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i cili ka marr 8 mijë e 667 vota apo 10.14 për qind.
Ndërkaq kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj i cili ka marrë 5 mijë e 19 vota apo rreth 5.87 për qind./Insajderi.com