Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, kanë diskutuar sot mbi gjendjen aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë.
Kjo është bërë në prag të sesionit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që do të mbahet nga mesi i nëntorit.
Presidenti serb ka folur për ruajtjen e dinamikës ekzistuese të mirëmbajtjes dhe formatit të seancës në këtë trup të organizatës botërore, shkruan blici serb.
Raporti tre-mujor mbi punën e UNMIK-ut do të paraqitet në sesionin e ardhshëm, transmeton lajmi.net.
Më pas është thënë, se puna e UNMIK-ut është shumë e rëndësishme për Serbinë, sepse Misioni i OKB-së, sipas Rezolutës 1244, thotë Vuçiq, garanton neutralitet të statusit të pranisë ndërkombëtare në Kosovë.
Ai, gjithashtu tha se prani ndërkombëtare në Kosovë është e rëndësishme për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut të Brukselit.
Shefi i UNMIK-ut Tanin, vuri në dukje nevojën e vazhdimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës,gjithashtu është theksuar i rëndësishëm hapat për dialog të brendshëm mbi çështjen e Kosovës.