Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.5 milionë euro për të akuzuarit nga Gjykata Speciale

Fillimi i punës së Gjykatës Speciale dhe procedimi i aktakuzave eventuale, do të ndikojë edhe te buxheti i Republikës së Kosovës, thonë zyrtarë të Qeverisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Në bazë të Ligjit për mbrojtjen juridike dhe financiare të personave, të cilët mund të jenë akuzuar nga Gjykata Speciale, personat kanë të drejtën e kërkesës për asistencë në mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes dhe të angazhimit të mbrojtësve të pavarur.

Ligji u garanton mbulimin e shpenzimeve për avokatë personave të akuzuar. Po ashtu, ai u siguron mbulimin e shpenzimeve edhe familjarëve të tyre gjatë vizitave që do t’u bëjnë këtyre personave, të cilët do të përballen me procese gjyqësore në Hagë.

Për mbulimin e këtyre shpenzimeve Qeveria e Kosovës, sipas ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka ndarë 1.5 milionë euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme