Deri në orën 13:00 gjithsej kanë votuar 24.3%, në Tetovë rritet numri i votuesve

KSHZ ka dalur edhe me konferencen e dytë për media , ku ka njoftuar se në gjithe komunat përqindja e përgjithshme është 24.3% , derisa nuk janë shënuar parregullsi të reja. Poashtu është shënuar rritje pak më e lartë se në raundin e parë zgjedhor.
Edhe në Tetovë deri në orën 13, sipas kryetarit të Këshillit Zgjedhor komunal, Nazim Dauti kanë dalë të votojnë 19.63%.

Sa u përket komunave dalje më të madhe ka pasur në Demir Kapi me 22.47 përqind ndërsa dalje më të vogël të votuesve ka pasur në Studeniçan me 3.99 për qind.
Të gjitha 1.517 vendvotimet në 35 komuna në të cilat votohet në raundin e dytë për të zgjedhur krerët e komunave përkatëse u hapën në kohë ndërsa votimi po rrjedh pa asnjë problem, bënë të ditur nga KSHZ./Almakos

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme