Bilall Kasami: Ne jemi fituesit absolutë dhe realë të zgjedhjeve në kampin politik shqiptar

Ashtu siç paralajmëruam në konferencën paraprake për media, jemi këtu për të kumtuar se të gjitha manipulimet që janë bërë sot e dhanë rezultatin e tyre.
Sonte është shuar një parti shqiptare, pra Bashkimi Demokratik për Integrim, dhe përfundimisht Lidhja Social-Demokratike e Maqedonisë është bërë sovran i shumicës së komunave shqiptare. Pas kësaj dite zgjedhore nuk ka më BDI, por ka një degë shqiptare të LSDM-së.
Duke qenë kështu, lirisht mund të konstatojmë se, për nga numri i votave të fituara në kampin e partive politike shqiptare, fitues absolutë, moralë dhe realë jemi ne të koalicionit “Aleanca me BESË”. Koalicioni “Aleanca me BESË” ishte këtu që ta japë ofertën e vet dhe ta pengojë këtë ndërhyrje të LSDM-së në vullnetin politik të shqiptarëve, por u pa ashiqare se fuqia e pushtetit ishte më e madhe. U bashkuan Zaevi, Boshkovski, Zeçeviqi e udbashët e tjerë që t’ia sigurojnë fitoren BDI-së. Kjo ndodhi në këto zgjedhje. Prandaj, ne i bëjmë ftesë LSDM-së maqedonase dhe degës së saj shqiptare që sa më shpejt të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, që ta përdëftojmë vullnetin politik të shqiptarëve në Maqedoni. Aktivistët tanë janë gati që nesër ta bëjmë këtë betejë. Ne, koalicioni “Aleanca me BESË”, e kemi mundur BDI-në gjithkund, por ishte LSDM-ja ajo që e ndryshoi rezultatin në favor të degës së saj shqiptare.
Sidoqoftë, koalicioni “Aleanca me BESË” i falënderon të gjithë votuesit shqiptarë, por edhe të gjithë qytetarët e tjerë, që na kanë mbështetur në këto zgjedhje, duke u premtuar se ne do të vazhdojmë ta mbrojmë më këmbëngulje interesin shqiptar dhe interesin e të gjithë qytetarëve të tjerë të vendit. Veçanërisht i falënderojmë aktivistët tanë që me kaq elan dhe përkushtim e kanë bërë këtë fushatë dhe u premtojmë atyre se tashmë fitorja jonë është e pakontestuar.
Me këtë rast ia urojmë fitoren Blerim Sejdiut në Zhelinë, Arben Taravarit në Gostivar, Isen Shabanit në Vrapçisht dhe Albon Xhemailit në Bogovinë.
Mirupafshim në zgjedhjet parlamentare!

Shkup, 29.10.2017 Koalicioni “Aleanca me BESË”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme