“Faleminderit të gjithëve që u rreshtuat me ne, ndihem shumë krenar për sakrificën e pashoq, për vendosshmërine dhe kontributin e dhënë.
Ne u përballëm me policinë e shtetit që u vendos në shërbim të partisë, me nëntokën që ende po ngulfat dhe frikëson një popull që e varfëruan, dhe me blerje klasike të votës.
Fitoren në komunën e Tearcës n’a e vodhën, të njejtit hajdut që po e vjedhin ardhmërinë tonë.
Gjithmonë në anën e njerëzve të drejtë, të atyre me dinjitet, të atyre që nuk shesin popullin e vet për asnjë çmim”, ka shkruar kandidati i Lëvizjes BESA, Amir Elezi në rrjetin e tij social.