Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për çështjen e demarkacionit në “Rubikon” të KTV-së, duke thënë se do të marrin pjesë në tryezën e debatit që do të mbahet mes profesionistëve dhe anëtarëve të komisionit shtetëror.
Ai më tej ka thënë se me çdo kusht do ta ndalojnë demarkacionin në Kuvendin e Kosovës, duke mos u trembur as nga plumbat dhe burgjet e pushtetit, sipas Kurtit, transmeton Koha.net.
“Ne do të jemi edhe më radikal se sa ishim muaj më parë, për të mos lejuar. As burgjet e as plumbat e pushteti nuk na ndalin që ta pengojmë demarkacionin”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se gushti i vitit të kaluar ka qenë pa diell dhe i zi ngaqë janë nënshkruar disa marrëveshje, mes tyre edhe kjo e demarkacionit, por sipas deputetit të VV-së, Albin Kurti, gushti bëhet i bardhë me tymin e gazit lotsjellës.