Në 80 komuna të Maqedonisë në këto zgjedhje të fundit lokale, 6 të tilla do të drejtohen nga gra.
Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, të cili u mbajtën më 15 tetor, Natasha Petrovska në komunën e Manastirit dhe Milikie Halimi në komunën e Haraçinës fituan zgjedhjet duke marrë mbi 50 për qind të votave që në këtë raund. Të dyja këto gra vijnë nga radhët e LSDM-së.
Kurse në raundin e dytë i cili u mbajt dje, lista u pasurua edhe me katër gra të tjera.
Ato janë Teuta Arifi e BDI-së në Tetovë, Sonja Stanmenkova në Makedonska Kamenicë, Zhaklina Jovanovskanë në Nagoriçan të Vjetër, ndërsa në Mogillë fitoi Jamsina Gulevska, edhe këto tre të fundit vijnë nga radhët e LSDM-së.