Është miratuar në Kuvendin e Kosovës rebalanci i Buxhetit 2017.
Projektligji që u miratua kishte 18 amendamente. Ky miratim erdhi në afatet e fundit ligjore.
Gjatë debatit për shqyrtimin e dytë opozita kishte shumë vërejtje, një pjesë e amendamenteve të të cilave ishin miratuar në procedurat paraprake.
Për shqyrtimin e dytë të Buxhetit votuan pro 61 deputetë, ndërsa 15 abstenuan.