Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt ceremonia e pranim dorëzimit të veturave të EULEX-it për MPB-në.
Në ceremoninë e pranimit morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Famur Sefaj dhe zëvendësshefi i Misionit të EULEX-it, Bernd Thran.
Me këtë rast EULEX-i ka dhuruar 33 vetura të tipit Nissan Patroll, të prodhuar në vitin 2009 në vlerë prej 300 mijë euro.
Ministri Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, falënderoi misionin e EULEX-it për dhurimin e veturave, ku vlerësoi se ato janë shumë të nevojshme për MPB në kryerjen e misionit të saj, duke pasur parasysh edhe vjetërsinë e veturave aktuale që ka në dispozicion MPB.