Meta dekreton lirimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ

Presidenti Meta ka dekretuar lirimin nga detyra të Visho Ajazi Likës si drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror Dorëheqja e Visho Ajazi Likës u bë publike mesditën e të hënës, kur Kryeministri Rama zhvilloi një takim 30 minuta me kreun e shtetit Ilir Meta, gjatë të cilit i propozoi edhe emrin që pritet të pasojë Likën në krye të SHISH. Por burimet jozyrtare njoftuan se ish-drejtori Lika e ka paraqitur dorëheqjen të premten e shkuar pranë Presidentit të Republikës, ndonëse motivet e dorëheqjes ende nuk janë bërë publike nga institucionet që e kanë tashmë në dorë tekstin e letrës së largimit të Visho Ajazi Likës. Të hënën në mbrëmje në një interviste, kreu i shtetit pranoi se kishte qenë i befasuar nga dorëheqja, pasi ai e kishte takuar një javë më herët kreun e SHISH dhe i kishte konfirmuar atij besimin institucional te presidentit për të vazhduar detyrën. Por pavarësisht dekretimit të lirimit nga detyra të Visho Ajazi Likës, presidenti Meta ka konfirmuar se nuk do të ketë asnjë nxirim për dekretimin e emërimi te pasuesit, propozim i kryeministrit, numrit dy të SHISH Helidon Bendo, i cili punon prej 21 vjetësh pranë Shërbimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme