Një vendim i papritur ka ardhur këtë të mërkurë nga salla e mbledhjes së qeverisë shqiptare.
Me firmë të kryeministrit Edi Rama, janë shkarkuar nga detyra të 12 prefektët e qarqeve të vendit.
Ende nuk dihet se kush janë arsyet që e kanë çuar kryeministrin që të marrë një vendim të tillë. Po e njëjta situatë e paqartë është dhe me emërimet, pasi ende nuk dihet se kush do të jenë të emëruarit e rinj në 12 postet në të cilat Rama ka krijuar vakanca.
Më poshtë vendimet e qeverisë:
RENDI I DITES:
PROJEKTLIGJ:
1. PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.125/2013, “PËR KONCESIONET DHE PARTNERITETIN PUBLIK PRIVAT”, TË NDRYSHUAR
MINISTRI I INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË
2. PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9948, DATË 7.7.2008, “PËR SHQYRTIMIN E VLEFSHMËRISË LIGJORE TË KRIJIMIT TË TITUJVE TË PRONËSISË MBI TOKËN BUJQËSORE”, TË NDRYSHUAR
MINISTRI I BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL
PROJEKTAKTE NORMATIVE:
PROJEKTVENDIME:
3. PËR CAKTIMIN E ANËTARIT TË EKIPIT PËRZGJEDHËS PËR ZGJEDHJEN E KANDIDATËVE, ANËTARË TË KOMISIONIT KOMBËTAR RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE LARGIMIT E PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA
KRYEMINISTRI
4. PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.34, DATË 7.1.1999, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DREJTORINË E SHËRBIMEVE QEVERITARE DHE TRAJTIMIN E PERSONALITETEVE TË LARTA”, TË NDRYSHUAR
KRYEMINISTRI
5. PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.358, DATË 24.4.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MËNYRËN E PROKURIMIT TË MALLRAVE, PUNËVE E TË SHËRBIMEVE, NË KUADËR TË VEPRIMTARIVE TË CEREMONIALIT ZYRTAR”
KRYEMINISTRI
6. PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE DHE TË MASËS SË PËRFITIMIT TË NDIHMËS FINANCIARE NЁ RAST VDEKJEJE, SЁMUNDJEJE OSE FATKEQËSIE PЁR PUNONJЁSIT CIVILË TË AGJENCISЁ SЁ INTELIGJENCЁS DHE SIGURISЁ SЁ MBROJTJES
MINISTRI I MBROJTJES
7. PËR MIRATIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË AZERBAJXHANIT, NË LIDHJE ME BASHKËPUNIMIN PËR ZHVILLIMIN E MASTERPLANIT TË GAZIT TË SHQIPËRISË
MINISTRI I INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË
8. PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.682, DATË 29.7.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDEVE PUBLIKE PËR TRANSPORTIMIN E PUNONJËSVE ARSIMORË QË PUNOJNË DHE TË NXËNËSVE QË MËSOJNË JASHTË VENDBANIMIT”, TË NDRYSHUAR
MINISTRI I ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË
9. PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË TIRANËS
KRYEMINISTRI
10. PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË DURRËSIT
KRYEMINISTRI
11. PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË ELBASANIT
KRYEMINISTRI
12. PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË SHKODRËS
KRYEMINISTRI
13. PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË LEZHËS
KRYEMINISTRI
14. PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KUKËSIT
KRYEMINISTRI
15. PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË DIBRËS
KRYEMINISTRI
16. PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË VLORËS
KRYEMINISTRI
17. PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË FIERIT
KRYEMINISTRI
18. PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË BERATIT
KRYEMINISTRI
19. PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË GJIROKASTRËS
KRYEMINISTRI
20. PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KORÇËS
KRYEMINISTRI/Gazeta Express