Ngacmimi i një vajze që çoi në vrasjen e 30 vjeçarit në Gjakovë

Në mëngjesin e sotëm A.Hana (30 vjeç) u qëllua me armë zjarri nga E.Bajrami (21 vjeç) në qendër të qytetit të Gjakovës, saktësisht përballë Stacionit të Policisë. Gazeta Express mëson se deri te vrasja ka ardhur pasi viktima (A.Hana) ka ngacmuar motrën e dorasit (E.Bajrami).

E.Bajrami e ka qëlluar viktimën me armë zjarri në vendin e tij të punës, më pas e ka hedhur armën në afërsi dhe është dorëzuar në Stacionin e Policisë.

Edhe policia ka njoftuar se ky rast tragjik ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme, ata kanë vlerësuar se vrasja ka ndodhur “për motive të ulëta”.

“I dyshuari mbahet në ndalim policor, arma është konfiskuar dhe rasti vazhdon të hetohet nga njësiti për Krime të rënda nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë”, ka njoftuar policia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme