Parregullsitë në procedura të prokurimit, të cilat janë evidencuar me ekspertizë, sipas ekspertit gjerman, Klaus Groth, ngrenë dyshime për manipulime në çmime dhe kurdisje të tenderëve në kohën e ish-ministrit të Transportit dhe Postë-Telekomit (MTPT), Fatmir Limaj, shkruan sot Koha Ditore.
Ai, të mërkurën, ka dëshmuar në procesin gjyqësor që po zhvillohet kundër Limajt, i cili tani mban postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës, si dhe të akuzuarve të tjerë për krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës zyrtare e marrje ryshfeti.
Groth ka renditur disa tenderë që Ministria i ka ndarë gjatë atij mandati, ku dyshohet se ua kanë përshtatur kompanive të caktuara.