Haradinaj në konflikt verbal me protestuesit: “Ti që po pisket atje, mshele pak” e “nal ta shoh ftyrën”

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur para objektit të qeverisë dhjetëra protestues të Rastit Kumanova.

Këta protestues janë kthyer nga marshi që kanë pasur deri te ambasada e Maqedonisë në lagjen Arbëria pasi nuk u është lejuar afrimi deri te objekti i kësaj ambasade nga Policia e Kosovës.

Haradinaj u ka thënë protestuesve se institucionet e Kosovës do të reagojnë për Rastin Kumanova, porse nuk ka munguar as konflikti mes tyre.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është përballur me situatë jo të këndshme kur ka dal para familjarëve të grupit të “Kumanovës” të cilët po protestonin kundër dënimit të tyre.

Njërit prej tyre madje i thotë “mshele pak”.

Derisa është ofruar tek familjarët, disa protestues filluan të kërkojnë largimin e Policisë, çka e nervozoi kryeministrin Haradinaj.

Por, kreu i Qeverisë, pati edhe një situatë tjetër, kur njeri nga protestuesit e pyeti atë se a është ky sport i rënd për të.

“Nëse je i sporteve t’rana puna e mbarë bre vlla”, i thotë Haradinaj

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme