Një 22-vjeçare është sulmuar të premten mbrëma nga disa qenë endacakë në fshatin Prelez të Jerlive në Ferizaj.
Vajza rastin në Policinë e Kosovës e ka raportuar sot dhe ka thënë se qentë endacakë i kanë shkaktuar lëndime trupore, për të cilat ka edhe raportin mjekësor nga Emergjenca e Ferizajt, raporton Koha.net.
Ajo është sulmuar nga qentë duke u kthyer nga puna dhe i kanë shkaktuar lëndime në këmbë.
Togeri Agim Gashi ka thënë për portalin Koha.net se rasti është duke u hetuar nga policia.