Ekskluzive: Dëshmitë e plota të ish-prokurores Maria Bamieh lidhur me skandalet e EULEX-it (I)

Maria Bamieh, e njohur në Kosovë, për ekspozimin e korrupsionit në EULEX, është një nga temat kryesore në mediat britanike pasi ajo po përballet në gjykatën britanike për rolin e saj në aferat korruptive të institucionit të themeluar nga BE-ja. Në një deklaratë ekskluzive të siguruar nga Periskopi, e përkthyer në gjuhën shqipe, Bamieh shkruan se Zyra e Jashtme e Britanisë së Madhe nuk do t’i shqyrtojë pretendimet e një marrëveshje të fshehtë ndërmjet zyrtarëve të EULEX-it dhe kriminelëve të dyshuar në Kosovë.

Në të njëjtën deklaratë ajo tregon se si diplomatë të Zyrës së Jashtme i kishin kërkuar që ajo si informatore të “mbyllte njërin sy” në aferat korruptive në misionin më të madh të BE-së në Kosovë (EULEX).

Ajo kishte thënë se ishte detyruar të hiqte dorë nga puna e saj si prokurore në EULEX pasi gjeti prova për pretendimet e saja se stafi i lartë i EULEX kishte marrë ryshfet dhe po bashkëpunonte me vrasësit.

Sipas kësaj deklarate të saj, EULEX qëndron prapa hetimeve dhe procesit që po zhvillohet ndaj saj. Ajo përmend edhe disa batisje, për të cilat pretendon se i ka kryer EULEX-i.

Lexoni të plotë deklaratën e saj, të siguruar ekskluzivisht nga Periskopi:

“Dosja EULEX” – Deklaratë e ish prokurores së EULEX-it Maria Bamieh pas seancës gjyqësore ndaj shtetit britanik

Sot në Tribunalin e Britanisë së Madhe në Londër u mbajt seanca gjyqësore në të cilën u shqyrtua ankesa ime ndaj Misionit të EULEX-it

Argumenti i EULEX-it ishte se unë nuk mundem t’i padisë ata, pasi që ata nuk janë person juridik.

Ne zbuluam nё gjykatë se EULEX-i përdorë standarde dyfishe, sipas konveniencës: pretendon se nuk përfaqëson trupë juridike nё rastet kur ata paditen, kurse nё raste tё tjera ata pretendojnë se janё persona juridik, pra thirren siç iu konvenon. Nё tё Drejtën Ndёrkombёtare ju ose jeni person juridik ose nuk jeni, por nuk mund të ndodh që nё një gjykatё të deklaroni se nuk jeni trupë/person juridik e pastaj nё njё gjykatё tjetёr tё pohoni se ju jeni trupë/person juridik. Pёr shembull ju nuk mund tё thoni se jam person juridik pёr tё lidhur njё kontratё dhe pastaj tё pohoni se nuk jeni person juridik kur paditeni nga dikush pёr kontratёn. Ky ёshtё njё veprim turpёrues pёr çfarëdo misioni tё sundimit tё ligjit e aq mё shumë pёr Parlamentin dhe Kёshillin Evropian qё tё lejojnё  njё abuzim tё tillё tё ligjit nё mёnyrё qё tua përshtatin nevojave e tyre personale. A ёshtё kjo çfarë ata kanё menduar kur e kanё themeluar udhёzimin e pёrbashkёt? Nёse ashtu atёherё ky ёshtё njё abuzim i konceptit mbi personin juridik. Udhёzimi i pёrbashkёt ёshtё njё dokument, me tё cilin themelohet dhe zgjatet mandati i EULEX-it nё Kosovё.

Nё tё njëjtën kohë sa ishin duke u mbrojtur se nuk përfaqësojnë trupë/person juridik, nё njё rast tjetёr pretendonin se EULEX-i mund tё paditet sepse ёshtё person juridik. Pastaj ata janё munduar tё pohojnё se mishërojnë kufizime në lidhje me personin juridik. Më tej janё munduar tё thonё se janё person juridik nё njё mёnyrё tё kufizuar. Gjyqtari i ka informuar ata se personi juridik ose ekziston ose nuk ekziston.

Kjo mënyrë e sjelljes nga ana e EULEX-it ёshtё e pasinqertë, e pandershme dhe  shokuese. Pra që dikush i akronuar si ‘Misioni pёr Sundimin e Ligjit’ tё sillet nё mënyrën se si si EULEX-i ёshtё sjellur gjatё kёsaj procedure të zhvilluar dhe procedurave tё tjera.

EULEX-i i ka kёrcёnuar avokatët e mi mbrojtës dhe mua me ndjekje penale vetёm pёr shkak se unё kam paraqitur padinё time dhe tё drejtёn time qё unё tё kem njё seancё dёgjimore publike. Dhe pastaj kanё gënjyer nё mediat kosovare gjoja se nuk bërë kёrcёnime tё tilla edhe pse unё posedoj letrën ku dhe kur janё bёrё kёrcёnimet.

EULEX-i ka hyrё me forcё nё zyret e Shefit tё Inteligjencёs dhe i kanё marrё tё gjitha përgjimet e Tolajt duke e  mohuar edhe kёtё. Ata po ashtu e kanё kёrcёnuar gazetaren kur ajo ёshtё munduar qё ta ekspozoi kёtё.

Nёse ata nuk kanё bёrё ndonjё gabim atёherё pse fshihen mbrapa personit juridik kur ne tё gjithё e dimё se ata janё person juridik sipas nenit 15 tё udhëzimit tё pёrbashkёt. Si mund t’ju besohet atyre si njё Mision pёr Sundimin e Ligjit kur ata sillen nё njё mёnyrё tё tillё tё pasinqertё? E vёrteta ёshtё se ky mision ka pak tё bёjё me sundimin e ligjit dhe kёtu ёshtё pёr qёllime tё tjera dhe vetёm po e shfrytëzon sundimin e ligjit si njё lloj tё legjitimimit tё fytyrës nё mёnyrё qё t’ju ecin bizneset e tjera. Nuk jam e sigurt por besoj se ky mision ёshtё njё Mision Politik, i cili fshihet nёn misionin e sundimit tё ligjit.

EULEX-i ёshtё munduar t’i shtyjё vendorёt tё mё hetojnё duke tentuar të qëndrojnë anash, kurse nё realitet EULEX-i qёndron mbrapa tё gjitha kёrcёnimeve pёr tё mё hetuar dhe pёrndjekur penalisht. Ne tё gjithё e dimё se EULEX-i duhet sё pari tё ma heq imunitetin për të mundur të merren me mua. Ne po ashtu e dimё se prokurorёt vendorë duhet sё pari tё marrin pëlqimin nga EULEX-i para se tё zhvillojnё hetimet pёr njё ndёrkombёtar. Ata nuk do t’i zhvillonin hetimet nёse nuk do tё kishin pasur ndonjё pёlqim paraprak nga EULEX-it, kjo siç u tha – pёr shkak tё imunitetit.

Nё vitin 2013, pas suspendimit tim, EULEX-i nё njё konferencё shtypi kishte premtuar se tё gjitha pretendimet e mia do tё hetohen! As kjo s’ka ndodhur kurrë. Ata vetёm e kanё shikuar rastin e Shpёrthimit tё Bombёs nё Bulevardin Klinton dhe kanё thёnё se janё disa çështje pёr hetim. Sidoqoftё ata asnjёherё nuk i kanё hetuar pretendimet nё lidhje me përgjimet ndaj Tolajt. Ata kanё pohuar para disa gazetarёve se i kanё bёrё hetimet, se janё zhvilluar hetimet nё lidhje me pёrgjimet ndaj tij por kjo nuk ёshtё e vёrtetё. Nёse me tё vёrtetё do tё kishte pasur hetime tё mirëfillta ne do tё kishim njё vendim, dhe një arsyetim që ipet mbi vendimin, për çështje të interesit publik dhe transparencës ndaj qytetarëve të Kosovës, ata do të duhej ta publikojnë vendimin ashtu siç kanё bёrё nё rastin e hetimeve tё Francesko Florit.

Pse kjo kurrё nuk ka ndodhur? Kanё menduar se njerёzit do tё harrojnё? Si Organizatё pёr sundimin e ligjit qё shёrben nё Kosovё ata duhet ta publikonin raportin e hetimeve, tё japin pёr publikun njё raport me njё arsyetim tё plotё sё bashku me emrat e hetuesve, datёn kur është bërë raporti, se bashku me njё vendim të arsyetuar që fakton pse qëndrojnë pas asaj se ka dëshmi tё pamjaftueshme.

Ne kemi të drejtë ta dimë se çfarë hapa tё hetimeve ka ndërmarrë EULEX-i pos bastisjes së zyrës së Shefit tё Inteligjencës për t’i marrë përgjimet e Tolajt. Kur stafi i zyrës ishte ankuar në Bruksel për kёtё bastisje, EULEX-i i ka kthyer disa nga incizimet e përgjimeve tё Tolajt, por jo tё gjitha. Kjo vërtetohet lehtë meqë dёshmitarёt kanё pasur njё listё, në të cilën kanё verifikuar se çfarë ёshtё kthyer dhe çfarë nuk ёshtё kthyer. Ka pasur dyshime tё mёdha nё lidhje me kёtё,  pasi qё nё tё njëjtën kohё edhe zyra e Heiki Ëendorffs ёshtё bastisur, për t’u marrë dokumente edhe nga zyra e tij. A mundet dikush tё shpjegojë se si  njё institucion pёr sundimin e ligjit vepron nё kёtё mёnyrё me stafin e vet: bastisë zyret, hynë me dhunë në zyrёn e Shefit tё Inteligjencës, thyen kasafortën duke shfrytëzuar madje edhe një kompani vendore qё nё kuptimin e plotё tё fjalёs ta djegin, por dhe tё kenё qasje nё kasafortë. Çfarë tё drejta tё njeriut ndjek  EULEX-i pas këtyre veprimeve turpëruese.

Nëse unë i paskam keqinterpretuar fjalët e thjeshta të cilat janë në përgjime, ai (Tolaj) e ka pasur mundësinë deri sot t’i qartësojë fjalët e tij në Gjykatë.

Pёr mё shumë EULEX-i pohonte se gjithçka ishte hi syve, meqë gjoja Tolaj dhe ndёrmjetёsuesit e tij e paskan ditur se po përgjoheshin ndaj edhe kanë krijuar mjegullnajë me fjalë. Krejt kjo vetëm sa për t’i mënjanuar hetimet e mia.

Sidoqoftё kjo ёshtё krejtësisht e pavёrtetё, sepse EULEX-i nuk i ka dёgjuar ato pёrgjime tё asaj date, më saktësisht të datës kur pata bërë bastisjen nё burg. Ato biseda tregojnё qartё se Tolaj nuk e ka pasur idenё se po përgjohej. Ai mё tutje diskutonte se çfarë ka thёnё dhe çfarë nuk ka thёnё pёrmes telefonit, kurse ndёrmjetёsuesi i tij gjatë përgjimeve ia kthente “oh çfarё mund tё bёjmё nuk mund t’dalim prej lёkure tash”. Kjo është dëshmi e mjaftueshme që flet edhe për shumё pёrgjime tё tjera për të cilat Tolaj e të tjerë nuk e kanë ditur, andaj që pohimi i EULEX-it s’është gjë tjetër pos se tendencë e mbulimit të fajit të vet: moskryerjes së hetimeve dhe humbjes së raportit tim.

As EULEX-i dhe as prokurorёt vendorë nuk i kanё zhvilluar hetimet ndaj Francesko Florit apo Ilir Tolajt nё lidhje me përgjimet dhe takimet me ndёrmjetёsues. Megjithatë prokurorёt vendorë duan tё mё hetojnё mua pёr shkak se i kam ndjekur penalisht z. Tolajn dhe z. Bukoshin bazuar nё fakte dhe dёshmi tё vёrteta. Kjo pёr mua ёshtё shumё e çuditshme meqë sundimi i ligjit del të jetë i njёanshёm. Tё dyshuarit kanё mundur tё paraqesin parashtresë pёr rastin dhe të përgjigjen nëse kanë dëshmi valide për gjykatё. E vёrteta ёshtё se ata i ndërronin avokatët e tyre mbrojtës dhe kjo ka ndodhur kur janё paraqitur dёshmitё. Sa i pёrket pёrgjimeve, z. Tolajt ka pohuar se kinse unё ua kam vёnё kuptimin përgjimeve sipas dёshirёs sime, pa e shpjeguar edhe sot e kësaj dite se çfarë mendon me kёtё dhe pa e pёrmendur asnjëherë nё gjykatё këtë.

Pёr fat tё keq, Qeveria e shtetit tim nuk mё ka ndihmuar qё nga momenti kur ky incident ёshtё ngritur nё vitin 2012. Unё kam mbetur vetëm. Ambasada mё ka informuar se Zyra pёr Punё tё Jashtme nuk mund tё pёrfshihet. Unё nuk kam mundur ta kuptoj këtë gjë, sepse e dija se z. Giffon dhe po ashtu Ambasada Amerikane ishin shumë tё pёrfshirё në rastet kur shtetasit e tyre ballafaqoheshin me probleme. Sidoqoftë fajtori i vёrtetё kёtu ёshtё EULEX-i dhe EULEX-i ёshtё ai qё duhet tё japё pёrgjegjёsi tё plotё pёr veprimet e tij.

Çfarë ёshtё e qartё po ashtu se asgjё nuk ka ndryshuar, pavarësisht faktit qё unё kam folur nё Parlamentin Evropian dhe kam folur nё Këshillin Evropian. Edhe raporti i Jean Paul Jacques pёr mbulime tё gabimeve, i cili ka dhёnё rekomandime, asnjë nga kёto nuk ёshtё implementuar deri mё sot.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme