Materiali i fundit i emëruar si ‘Paradise Papers’ ka ngjallur reagime në anembanë botën.
Në zbulimet e fundit që janë bërë në botën e të pasurve, janë edhe emra me shumë ndikim në politikë, që thuhet të kenë fshehur para të shumta dhe t’i kenë shfrytëzuar paratë në mënyrë të paligjshme.
E nga zbulimi i këtyre dokumenteve rezulton të bëhet publik edhe emri i një ministri serb, transmeton Indeksonline.
Madje thuhet se nga këto dokumente do të tregohet pasuria e ministrit që e fshehi atë nga qytetarët e Serbis
Ministri serb, Nenad Popoviq ka reaguar lidhur me këtë çështje duke thënë se asnjë nga kompanitë e tij nuk është regjistruar në zonat e jashtme, të cilat përmenden në ‘Paradise Papers’, transmeton Indeksonline.
“Të gjitha kompanitë e mia janë regjistruar në Rusi dhe në Evropë. Dhe më e rëndësishmja nga të gjitha, kompania eime e shpalli veten si bartës të funksioneve të shtetit në Agjencinë për luftimin e korrupsionit të Serbisë”, ka thënë Popoviq.
Në mesin e 96 mediave që morën pjesë në projektin e ‘Paradise Papers’ ishte ‘KRIK’ që merrej me dokumentet të cilat kanë të bëjnë me Serbinë.
Shumë biznese, shefa të shteteve të ndryshme dhe figura të larta të politikës, argëtimit dhe sporteve, që kanë dërguar pasurinë e tyre në parajsa të fshehta fiskale, do të zbulohen këtë javë.
Janë rreth 13.4 milionë dosje të zbuluara së fundmi që ekspozojnë ambientet globale në të cilat abuzimit me taksat lulëzon dhe mënyrat se si korporatat e mëdha mund të mbrojnë ligjërisht pasuritë e tyre./Indeksonline/