Është liruar nga burgu, Genc Tafili, personi i cili kaloi në qeli 17 vjet për vrasjen e komisarit të policisë, Arben Zylyftari.
Vendimi është marrë nga Gjykata e Krujës, për t’i dhënë të dënuarit, lirinë me kusht. Genc Tafili është vëllai i Admir Tafilit, gjithashtu person me precedent të shumtë penal I cili ndodhet në burg. Ata kanë qenë të dy në të njëjtin burg, pasi vite më parë bënë arratisjen më të bujshme në Shqipëri, duke thyer sigurinë e burgut të Drenovës në Korçë, ata u ndanë në burgje të ndryshme.
Genc Tafili është liruar dje me kusht nga gjykata e Krujës nga gjyqtarja Enkeleda Hoxha, pasi kreu 17 vite burg. Genc Tafili me vëllanë, Admir Tafilin akuzohen dhe u dënuan për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftarit në vitin 2000 gjatë një shkëmbimi zjarri, ku humbi jetën edhe babai i vëllezërve Tafili, Bahri Tafili.
Genc Tafili kreu 17 vite burg nga 25 që u dënua. Ai konsiderohet i forti i Shkodrës, ndërsa vëllai i tij Admiri, njihet si kreu i bandës së tritolit, që kryente vrasje me porosi të cilat Tafili i koordinonte që nga qelia.
Prokuroria reagoi pas lirimit të Genc Tafilit, duke e quajtur në kundërshtim të hapur me ligjin dhe i bën thirrje KLD-së të verifikojë rastin.
Organi i akuzës thotë se ka bërë ankimim ndaj vendimit.
DEKLARATA
“Gjyqtarja Enkeleda Hoxha ka pranuar kerkesen e te denuarit Genci Tafili i cili vuante denimin ne IEVP Fushe-Kruje per lirim para kohe me kusht dhe ka urdheruar lirimin e tij te menjehereshem nga vendi i vuatjes se denimit duke e urdheruar ate qe te mbaje kontakte me Zyren e Sherbimit te Proves Kruje.
Ne gjykojme se ky vendim i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kruje eshte marre ne kundershtim te hapur me ligjin dhe se perben shkak qe nese cmohet si i tille edhe nga ju te informohet Keshilli i Larte i Drejtesise per te verifikuar veprimtarine ne kundershtim me ligjin te gjyqtares per kete rast.
I denuari Genci Tafili qe eshte liruar me kusht ka qene duke vuajtur denimin per vepren penale “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese”, parashikuar nga neni 79/c te K.Penal, konkretisht behet fjale per vrasjen e Drejtorit te Policise se Shkodres, Arben Zylyftari dhe i kishin mbetur per te vuajtur me shume se tre vjet burgim.
Megjithese ai rezulton te jete nje person me rrezikshmeri te larte, as kjo rrethane dhe as rrethanat e tjera te parashikuara ne ligj nuk jane marre ne konsiderate nga gjyqtarja ne fjale.
Neni 64 i K.Penal , “ Lirimi me kusht “ , parashikon shprehimisht se “ ….. nuk lejohet lirimi me kusht per te denuarin perserites per krime te kryera me dashje si dhe per te denuarit per kryerjen e veprave penale te parashikuara nga nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c apo paragrafi i trete nenit 100 te K.Penal”.
Ne rastin konkret megjithese dispozita ndaluese per nenin 79/c eshte nje dispozite urdheruese dhe per kete shkak prokurori ne seance ka kerkuar qe te rrezohej kerkesa e te denuarit , ne menyre flagrante Gjykata e ka injoruar kete pengese ligjore dhe ne shkelje te plote te ligjit ka urdheruar lirimin e tij.
Vendimi i Gjykates eshte ankimuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Kruje qe te nesermen e dhenies se tij dhe ne do te vazhdojme te ndjekim ne vazhdimesi ecurine e procesit”. /Gazeta Express