Numër rekord, këta janë emrat e zëvendësministrave

Qeveria Haradinaj po del të jetë qeveria më numrin rekord të zëvendësministrave për dallim nga qeveritë e kaluara.

Deri më tash janë emëruar mbi 50 zëvendësministra numër ky që pritet të rritet në ditët në vazhdim, pasi që ende nuk janë plotësuar në faqet zyrtare të ministrive.

Deri tash në disa ministri janë publikuar emrat e zëvendësministrave mirëpo ka shumë ministri të cilat nuk i kanë vendosur emrat e tyre në faqet zyrtare, shkruan Telegrafi.

Disa nga zëvendësministrat e emëruar nga Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj, emërimin e tyre e kanë bërë publik përmes rrjeteve sociale.

Duke komentaur për këto emërime kryeministri Haradinaj, ditë më parë ka thënë se kjo nuk paraqet humbje të mjeteve të buxhetit, pasi që sipas tij, dinamika e punës është ndryshe nga e kaluara.

Nga ministritë të cilat prijnë me numrin më të madh të deritashëm të zëvendësministrave janë: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik me nga pesë zëvendësministra.

Ndërkaq vlen të theksohet, se në disa ministri ende nuk janë emëruar zëvendësministrat siç është rasti me Ministrinë e Integrimit Evropian dhe Ministrinë e Infrastrukturës.

Kurse, disa ministri të tjera ndonëse janë emëruar zëvendësministrat, këto ministri nuk i kanë bërë publike në ueb-faqet e tyre zyrtare.

Telegrafi më poshtë ua sjellë radhitjen e ministrive me numrin e zëvendësministrave dhe emrat e tyre:

1. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë-5 zv/ministra

Muharrem Nitaj, Arbër Geci, Bajrush Sezairi, Mustaf Myrtaj, Heset Sahiti

2. Ministria e Zhvillimit Ekonomik- 5 zv/ministra

Fatir Berzat, Usmen Baldzi, Xhavit Zariqi, Besnik Beka, Gani Koci

3. Ministria e Punëve të Jashtme- 3 zv/ministra

Gjergj Dedaj, Anton Berisha, Rejhan Vuniqi

4. Ministria e Punëve të Brendshme – 3 zv/ministra:

Abdulselami Shkodra, Izmi Zeka dhe Milan Radojevic.

5. Ministria e Financave- 3 zv/ministria

Mustafa Grainca, Fatmir Gashi, Bojan Stojanoviq

6. Ministria e Diasporës- 3 zv/ministria

Faruk Nura, Cerim Bajrami, Arian Daci

7. Ministria e Bujqësisë – 3 zv/ministra

Vesel Krasniqi, Isni Kilaj, Egzonit Jakupi

8. Ministria e Shëndetësisë- 3 zv/ministra

Ali Berisha, Granit Abdullahu, Muharrem Kuçi

9. Ministria për Komunitete dhe Kthim- 3 zv/ministra

Milazim Gashi, Naser Meta, Qazim Rahmani

10. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor- 3 zv/ministër

Fatmir Matoshi, Aleksandar Spasiq, Kurtan Kajtazi

11. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit- 2 zv/ministra

Burbuqe Bakija-Deva, Resul Makreshi

12. Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës- 2 zv/ministra

Agim Çeku, Brahim Mehmetaj

13. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale- 2 zv/ministra

Vesel Makolli, Besart Jashari

14. Ministria e Drejtësisë- 1 zv/ministër

Vesna Mikiq

15. Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë- 1 zv/ministër

Bujar Cakolli

16. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal- 1 zv/ministër

Bashkim Krasniqi

Ndërkaq këto janë ministritë që ende nuk i kanë bërë publike emrat e zëvendësministrave: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Administratës Publike dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme