Zëvendësministër më i ri i Qeverisë Haradinaj ka falënderuar, kryetarin Kadri Veselin për propozimin, degës së PDK-së në Shtërpcë dhe gjithë miqve për mbështetjen.
Lajmi e ka bërë të ditur vetë Fejzullahu në rrjetin e tij social Facebook
Postimi i plotë i Fejzullahut:
Sot, mora vendimin për emërimin tim zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. I motivuar plotësisht që me një dinamikë të jashtëzakonshme të realizojmë planet qeveritare për një pushtet lokal funksional dhe në dobi të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Faleminderit, kryetarit Kadri Veseli për propozimin, degës së PDK-së në Shtërpcë dhe gjithë miqve për mbështetjen./Lajmi.net/