Mëditja e një deputeti më e madhe se paga e mirëmbajtëseve të Kuvendit, ato e lënë punën

Pagat e vogla vazhdojnë të sjellin pakënaqësi e mospajtime të punëtorëve në sektorin privat.

Një numër punëtoresh të mirëmbajtjes në Kuvendin e Kosovës kanë lëshuar të enjten punën, të pakënaqura me pagën prej 159 eurosh.

Afërdita Gashi e quan të padrejtë këtë fakt kur, sipas saj, vetëm një mëditje e një deputeti është shumë më e madhe se paga e tyre mujore.

KTV-ja ka folur edhe më punëtore të tjera, të cilat kanë vazhduar punën, por që thanë se këtë e bënë për shkak të kushteve të vështira ekonomike që i kanë.

Kompania MSS thotë se të njëjtat e kanë ditur për këtë pagë sepse e kanë nënshkruar fillimisht kontratën me kushtet e përcaktuara nga kompania.

Që nga viti 2011, paga minimale në vend nuk ka ndryshuar, ajo vazhdon të jetë 170 euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme