Haradinaj kërkon punë nga zv/ministrat, përndryshe do të largohen!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e qeverisë, iu ka kërkuar ministrave të tij, që t’i angazhojnë zëvendësministrat në punë konkrete.

Ai ka thënë se zëvendësministrave duhet t’iu delegohen punët dhe përgjegjësitë që i kanë.

Sipas Haradinajt,  të gjithë zëvendësministrat duhet t’i dinë obligimet dhe  të ketë mundësi të arsyetojë angazhimin e tij.

Shefi i qeverisë ka paralajmëruar se në rast se zëvendësministrat nuk e arsyetojnë besimin që u është dhënë do ta shqyrtojnë tërheqjen e këtij besimi.

Qeveria Haradinaj mban rekordin e zëvendësministrave deri më tani. Nga të gjitha qeveritë, një ministër i ka pasur 2 deri në 3 zëvendësministra. Në qeverinë Haradinaj çdo ministër i ka 4 deri 5 zëvendësministra, e që numri i tyre kalon mbi 60, që është një rekord në historinë e Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme