Supozimet për ndërrimin e sekretarit të shtetit të SHBA. Pompeo: Jam i gatshëm për vendin e ri të punës.
Anëtarët e administratës së presidentit të SHBA Donald Trump pohojnë se po përgatitet ndërrim në krye të Departamentit të Shtetit, pretendojnë mediet amerikane.
Në Uashington po flitet me të madhe se sekretari aktual i shtetit Rex Tillerson do t’ia dorëzojë karrigen shefit të CIA’as Mike Pompeo, i cili së paku katër ditë në javë po i kalon në krahun perëndimor të Shtëpisë së Bardhë duke këshilluar Donald Trump’in për çështjet me rëndësi për siguri shtetërore, por edhe për situatën në Kongresin amerikan, i cili nuk është shpesh miqësor ndaj presidentit, transmeton gazetametro.net.
“Shoqërimet” e tyre të cilat fillojnë në orën 10 në mëngjes, siç pretendojnë “insajderët” e Uashingtonit, dhe zgjasin më gjatë se brifingjet e zakonshme rutinë të shefave të CIA’s. Por, siç theksohet, Mike Pompeo (53) ka gjetur gjuhë të përbashkët me Trump’in, i cili nga ana tjetër, ka gjetur te shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës karakteristikat të cilat më së shumti i vlerëson, komponimin e personit të arsimuar mirë, biznesmen i mirë me eksperiencë të madhe në siguri.
Edhe pse shefi aktual i diplomacisë mohon që do të jep dorëheqje, Mike Pompeo thotë që nëse i ofrohet vendi në Departament të Shtetit ai nuk do ta refuzojë. Senatori republikan nga Arkanzasi Tom Cotton, i cili e njeh Pompeo’n nga koha kur të dytë ishin kongresistë, thekson se Pompeo dhe Trump i kanë disa karakteristika të njëjta, janë të drejtpërdrejtë, të hapur dhe të gatshëm të ballafaqohen me kërcënime. Ata, në dallim prej Tillerson’in, pajtohen në qëndrimin e “fortë” ndaj Koresë Veriore dhe Iranit.