20 Shtator 2016 / E Marte / 09:21
Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se nga sot hyn në fuqi Ligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor.
Sipas MI-së, qëllimi i këtij ligjit është rritja e sigurisë në trafikun rrugor, zhvillimi i rrjedhjes normale të trafikut dhe mbrojtja e ambientit.
“Me këtë ligj janë përcaktuar rregullat e reja për shoferë, këmbësorë dhe për pjesëmarrësit tjerë në trafik, sistemi i pikëve negative, marrja e përkohshme përkatësisht anulimi i patentë shoferit, përdorimi i rripit të sigurisë sipas standardeve të Direktivave Evropiane, Kontrollimi mobil i rregullsisë teknike të automjetit, mbrojtja e ambientit etj, theksohet në një njoftim të kësaj ministrie, transmeton Klan Kosova.