Botuesi nujorkez, Alexis Gregory kishte mbledhur në shtëpi disa të ftuar për një mbrëmje mondane, që përfundoi me zhdukien e disa statujave me një vlerë një milion dollarë, një vjedhje që është nën hetim nga policia.
Koleksionist dhe themelues i “Vendome Press”, shtëpi botuese e librave të artit dhe arkitekturës, Alexis Gregory njihet prej dekadash për pritjet që bënte në apartamentin e tij në lagjen e pasur “Upper East Side” në Manhatan apo në pronën e tij në Hamptons, vend pushimi shumë i pëlqyer nga njujorkezët e pasur.
“Ai kishte ftuar të premten në apartamentin e tij shumë afër ‘Metropolitan Museum of Art’, 25 persona në një recital privat pianoje, ndjekur nga një ekspozitë arti”, njoftoi një zëdhënës i policisë së Nju Jorkut.
“Në përfundim të mbrëmjes, pak çaste pas orës 23:00 dhe të ftuarit ishin larguar, një person vuri re se 7-8 skulptura të arta me një vlerë totale prej një milion dollarë”, sipas të njëjtave burime.
[{
Botuesi nujorkez, Alexis Gregory
“Jam shumë i mërzitur. Shpresoj që kjo të mos ndodhë më”, thotë botuesi me origjinë zvicerane për të përditshmen “New York Post”.
Megjitahtë, Alexis Gregory (81 vjeç) u shpreh për “New York Daily News” se pavarësisht kësaj vjedhje, ai nuk synon të heqë dorë nga mondaniteti.
“Do të vazhdoj t’i bëj gjërat ashtu siç i bëja”, deklaroi ai./atsh