Katër tonë kokainë, me vlerë rreth 100 milionë euro, u sekuestruan në Spanjë dhe Marok, gjatë një operacioni ndërkombëtar që përfundoi me arrestimin e 40 personave, njoftoi sot Ministria e Brendshme spanjolle.
Në një deklaratë, Ministria sqaroi se gjatë këtij operacioni, Garda Civile konfiskoi në Spanjë 1,3 tonë kokainë dhe rreth 13 milionë euro.
Drejtoria e përgjithshme e mbikëqyrjes së territorit (DGST) maroken sekuestroi nga ana e saj 2,6 tonë kokainë.
Agjencia amerikane e antidrogës (DEA) dhe policët gjermanë dhe italianë morën pjesë gjithashtu në operacion.
Kjo mundësoi, sipas Ministrisë spanjolle, për të shkatërruar një organizatë të rëndësishme kriminale me seli në Spanjë dhe Marok, e drejtuar nga Venezuela nga një shtetas spanjoll që është shpallur në kërkim.
Paratë e nxjerra nga shitja e drogës dërgoheshin në Venezuelë, nëpërmjet personave që fshihnin paratë në bagazhet e tyre.