Polica jep detaje për ndërhyrjen e djeshme në Dardani

20 Shtator 2016 / e Martë /  10:21

Policia e Kosovës me anët një komunikate për media është deklaruar lidhur me ngjarjen e djeshme në lagjen “Dardania”, për lirimin  banesa të cilat shfrytëzoheshin pa leje nga disa banorë.

Sipas policisë ata në këtë aksion kanë qenë vetëm në rolin e asistuesit në ekzekutimin e një vendimi gjyqësor.

Policia po ashtu sqaron se të gjitha veprimet i ka ndërmarr në bazë të kompetencave të veta, transmeton lajmi.net. Po ashtu në komunikatë bëhet e ditur se banorët kanë kundërshtuar vendimin e gjykatës për lirim të banesave dhe ndaj policisë kanë hedhur ujë me shishe e gjësende të forta.

Komunikata e plotë e PK-së:

Policia e Kosovës informon dhe jep sqarim për opinionin e gjerë dhe mediat, se me datë 19.09.2016, duke u bazuar në shkresën e datës 02.09.2016, dërguar nga autoritetet kompetente, respektivisht nga Gjykata Themelore në Prishtinë tek Policia e Kosovës, ku është kërkuar asistencë në ekzekutimin e lëndës me (nr.E.nr. 81/09) në Dardani-Prishtinë, janë ndërmarrë veprime konkrete operacionale për ofrimin e asistencës në ekzekutimin e kësaj lënde sipas vendimeve dhe procedurave ligjore.

Ju njoftojmë se bazuar në mandatin dhe obligimi që ka Policia e Kosovës, qëllimi i veprimeve të tilla operacionale ka qenë për të ofruar siguri për zyrtarët e autorizuar të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe zyrtarëve të tjerë gjatë proceduarës së përmbarimit të lëndës së potencuar më lart, ruajtja e rendit, qetësisë publike dhe ndërmarrja e masave ligjore ndaj secilit që cenon rendin dhe sigurinë.

Në vendin e ngjarjes gjithashtu ka qenë edhe gjyqtari kompetent i lëndës prandaj të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim të plotë me autoritetet respektive.

Gjatë ndërmarrjes së veprimeve operacionale në ofrimin e asistencës për ekzekutimin e kësaj lënde, banorët nuk janë pajtuar për lirimin e banesave dhe nuk kanë përfillur rekomandimet dhe as urdhërat e zyrtarëve kompetentë dhe në drejtim të zyrtarëve policorë kanë hedhur gjësende, si: ujë me shishe, kova të ujit, gjësende të forta (gurë) etj. përderisa një zyrtar policor ka pësuar lëndime, disa persona janë sjellë në Polici për intervistim.

Policia e Kosovës, megjithatë ka arritur ta vëjë situatën nën kontroll  duke krijuar kështu kushtet e nevojshme për ekzekutimin e lëndës nga organet kompetente.

Sqarim shtesë:

Lidhur me disa shkrime të pabazuara dhe të paverteta mbrëmë në portalin “gazetablic.com” me titull” Dështon aksioni i Policisë së Kosovës për largimin e uzurpatorëve”, ju ri-konfirmojmë se Polica e Kosovës ka realizuar planin e saj në përpikëri dhe me sukses të plotë ashtu siq parashihet me ligj, duke krijuar kështu kushtet e nevojshme për ekzekutimin e lëndës nga organet kompetente.

Ndërsa lidhur me zhvillimet e metutjeshme, të mëvonshme duhet të iu referoheni organeve kompetente që kanë qenë pergjegjëse për realizimin apo ekzekutimin e lëndës si dhe aspektet e kontraktimit të tyre që kanë pas me kompani private të sigurimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme