Traktori godet për vdekje një 17 vjeçare në Gjakovë

Policia në Gjakovë ka marr informatë se sot rreth orës 16:30 në lagjen Shkugëz në afërsi të restorantit “La Villa” ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime të rënda.

Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar se ka të bëjë me një aksident komunikacioni ku lëndime të rënda kishte pësuar një këmbësor i cili menjëherë është dërguar në qendrën Emergjente në Gjakovë.

Deri te aksidenti ka ardhur derisa dy vajza-këmbësore ishin duke lëvizur në krahun e djathtë të rrugës kur në të njëjtin drejtim ka kaluar një traktor dhe në mungesë dritave duke mos vërejtur këmbësorët ka goditur njërën prej tyre me ç‘rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

“Nga lëndimet e rënda E. B ,femër e moshës 17 vjeçare vdes në spitalin rajonal ,,Isa Grezda” në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Personi i dyshuar I. H , i moshës 23 vjeçar është arrestuar nga policia dhe me vendim të Prokurorit të shtetit po mbahet në ndalim policor ndërsa me hetimin e rastit po merren njësiti i hetimeve të aksidenteve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme