KQZ konfirmon zovgëlimin e diferencës ndërmjet Abrashit dhe Ahmetit

Komisioni Qendror Zgjedhor me anë të një komunikate ka bërë të ditur se është bërë një gabim teknik gjatë futjes së të dhënave në rezultatet preliminare, pasi është përmbyllur numërimi në një vendvotim.

Kjo ka rezultuar me zvogëlimin e diferencës në 237 vota ndërmjet Arban Abrashit dhe Shpend Ahmetit, transmeton lajmi.net

“Në Vendvotimin 1921X/01R dhe në Vendvotimin 1921X/02R në komunën e Prishtinës, gjatë futjes së të dhënave të Rezultateve Preleminare janë shënuar gabim të dhënat të cilat më pas janë transmetuar në faqen zyrtare të KQZ-së, tek linku i Rezultateve Preleminare (Jo-Përfundimtare). Ky gabim është përmirësuar dhe do të paraqitet në linkun e rezultateve në faqen e KQZ-së”, thuhet në njoftimin për media të KQZ-së

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për qëllim të saktësimit të informacionit, njofton se të dhënat që vijnë përmes sistemit K-Vote nuk përbëjnë Rezultatin Përfundimtar, sepse Rezultatet Përfundimtare mbështetën në të dhëna nga formularët origjinal që vijnë nga Vendvotimet”, përfundon njoftimi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme