Rama përlotet në takimin live me Komandatët e Forcave të Armatosura

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama realizoi një lidhje me kamer me forcat e Armatosura në Afganistan ku kryeministri u shpreh mirënjohës që pavarësisht kushteve po shërbejnë me dinjitet.

Gjatë lidhjes live, kryeministri u përlot duke falenderuar forcat e FA për punën dhe angazhimin e tyre që s’ka të paguar.

“Në cdo takim, komunikim me përfaqësues të Aleancës dëgjojmë me krenari fjalët më të mira dhe përshkrimin më dinjitoz për të gjithë praninë dhe veprimtarinë tuaj atje dhe jemi shumë mirënjohës dhe krenarë për të.

Jam unë që duhet tu falënderoj, do të danim të bënim më shumë dhe më shumë do të bëjmë, se mundësitë falë reformave shkojnë duke u rritur, por fakti është që ajo cfarë ju bëni nuk ka të paguar për dinjitetin e vendt tonë dhe dnerin e flamurit tonë, ju lutem mos më falënderoni, faleminderit për të gjithë ju, familjet dhe fëmijët që jetojnë të ndarë prej jush”- tha Rama.

Por jo vetëm i falenderoi, Rama korigjoi një gabim të njërit prej komandantëve i cili e quajti Kodhelin e Xhaçkën “komandant”.

“Një gabim bëre, jo komandanti por komandantja, sipas meje jeni brez me fat se kaloni nga komandantja te komandantja”- korigjoi Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155327860731523/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme