LSDM propozon barazim të turqishtes e serbishtes me gjuhën shqipe

Në Komisionin parlamentar për çështje evropiane janë dorëzuar 90 amendamente për Propozim-ligjin për përdorim të gjuhëve. VMRO-DPMNE ka dorëzuar 84, LSDM 4, Lëvizja Besa
2, kurse BDI dhe ASH nuk kanë propozuar amendamente. LSDM ka propozuar një amendament me të cilin gjuha serbe, turke, boshnjake dhe vllehe do të barazohen me nivelin e gjuhës shqipe. Sipas koordinatorit të grupit parlamentar të LSDMsë, duke përmendur gjuhët e bashkësive etnike që figurojnë në kushtetutë, te neni ku
përmendet gjuha shqipe, do të mundësohet realizim i disa të drejtave edhe për ta.
Poashtu LSDM do të kërkojë me amendament që të ulen dënimet nga 5.000 në një dhe dy mijë euro, për mosrespektim të ligjit për gjuhët.
“Sipas propozimit tonë, dënimet nga 4.000 deri 5.000 euro ulen në 1.000 deri 2.000 euro. Me amendament do të kërkojmë precizim të ligjeve gjatë udhëheqjes së mbledhjeve parlamentare dhe mbledhjeve qeveritare “, theksoi Tuntev. Sipas tij, këto ndryshime përkrahen edhe nga BDI. Qeveria ka arritur pëlqim të plotë që përmes Ministrisë së drejtësisë dhe Ministrisë së punëve të jashtme, që pas miratimit i tërë ligji për gjuhët të dërgohet në “ekspertizë” te Komisioni i Venedikut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme