Gjykata lëshon urdhër-arrest për Kurtin, Haxhiun dhe Kadaj-Bujupin

Gjykata Themelore ka marrë vendim të lëshoj urdhër-arrest për Albin Kurtin, Albulena Haxhiun dhe Donika Kadaj-Bujupin. Të tre nuk ishin të prishëm në seancë.

Ata sipas gjyqtarit Beqir Kalludra, nuk ishin gjetur as në shtëpitë e tyre.

Kalludra ka shtyrë seancën për afat të pacaktuar. Në seancë ka marrë pjesë vetëm deputeti Faton Topalli, kurse në seancë sot nuk u paraqitën as të dëmtuarat e këtij rasti, deputetet e PDK-së, Flora Borvina e Blerta Deliu-Kodra, raporton Ekonomia Online.

Tre deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje është dashur të paraqitën para Gjykatës Themelore të Prishtinës lidhur me hedhjen e gazit në Kuvendin e Kosovës. Katër deputetët e VV-së akuzohen për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend.

Seanca e fundit lidhur me këtë rast ishte paraparë të mbahej më 10 tetor, por ishte shtyrë në mungesë të Albin Kurtit dhe Donika Kadaj-Bujupit.K

Kurti e Kadaj-Bujupi munguan edhe në seancën e 13 shtatorit, ndërsa atë ditë gjyqtari Beqir Kalludra lëshoi urdhëresë për sjellje me detyrim të tyre në gjykatë.

Në seancën e kaluar kishte munguar edhe deputetja-dëshmitare Flora Brovina, për të cilën gjithashtu ishte lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim.

Prokuroria pretendon se Deliu, Brovina e Haxhiu, kanë pësuar lëndime të lehta trupore nga gazi lotsjellës i aktivizuar në Kuvend nga kolegët e Vetëvendosjes. Të akuzuarit ishin arrestuar gjatë nëntorit e dhjetorit të vitit 2015. Seanca fillestare ishte mbajtur më 6 janar 2016.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme