Ai tha se drejtësia është zëvendësuar me propagandën e luftës, transmeton lajmi.net.
“Ratko Mlladiq sa ishte në sallën e gjyqit gjatë dënimit, tha se çdo gjë që ndodh në sallën e gjyqit është një gënjeshtër, pasi ai nuk po gjykohet nga Gjykata e Hagës për krime lufte por nga Komisioni i NATO-së dhe se 40,000 mijë viktimat serbe Gjykata i injoroi gjatë gjithë këtyre viteve”, ka thënë Darko Mlladiq.
Ai vuri në dukje se babai i tij dërgoi një mesazh se “një luftë civile u penalizua”, për të mbrojtur individët, shkruan klix.ba.
“Ratko Mlladiq nuk është në Siri, Ukrainë, Afganistan dhe vende të tjera që janë në krizë. Atje askush nuk po i shikon ato krime,” tha djali i Ratko Mlladiqit. /Lajmi.net/